Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë duke bërë arrestime në masë ndaj qytetarëve kosovarë.
Kurti në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, akuzoi Serbinë si shtet mafioz, derisa theksoi se kryemafiozi është presidenti Aleksandër Vuçiq.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rreth 1 mijë e 500 qytetarë kosovarë dje janë ndaluar dhe maltretuar nga autoritetet serbe.
Sveçla tha se ky veprim i Serbisë përbënë kërcënim për sigurinë në rajon dhe është një precendtë i rrezikshëm.