UBT News

Kurti: Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë vizitoi ekspozitën “Bebëzat e mallit”, të fotografit Korab Krasniqi dhe kuratores Vesa Sahatçiu dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë.

Krahas së qenit një hapësirë e posaçme e përkujtimit, kjo ekspozitë e hapur në Ministrinë e Drejtësisë, është edhe ftesë për reflektim rreth mënyrës se si e mendojmë dhe përfaqësojmë humbjen, individuale a kolektive.

Në fjalën e tij, Kurti tha se na ka mbledhur kjo ekspozitë me titull poetik “Bebëzat e mallit”, kushtuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë. Na flet për “fëmijëri të rrëmbyera”, sikurse titulli i libër kujtimit mbi të cilin bazohet ajo.

Krahas së qenurit një hapësirë e posaçme e përkujtimit, kjo ekspozitë është edhe ftesë për reflektim e përfshirje në diskutim rreth mënyrës se si e mendojmë dhe përfaqësojmë humbjen, individuale a kolektive.

Mirënjohje e falënderim për bashkërendimin e përpjekjeve të institucioneve dhe partnerëve tanë që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti.

Ngjarje të këtilla, përveç se mbledhin kujtime dhe e ndajnë dhimbjen, i shërbejnë edhe kujtesës sonë kolektive, për të shkuarën, për të mos e harruar kurrë atë.

Për të nderuar dhe lartësuar kujtimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre.

“Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj e kemi obligim, për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë”, tha Kurti.

Exit mobile version