UBT News

Kurti: Vendi se ku do të vendoset ambasada në Jerusalem është një çështje që do të shqyrtohet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se çështja rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Në një takim me ambasadorin e Turqisë, Çağri Sakar, dhe sekretaren e dytë të ambasadës, Dilara Köseoğlu, theksoi se çështja se ku duhet të vendoset ambasada e Kosovës në Jerusalem, duhet të shqyrtohet.

Ambasadori uroi kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje. Kryetari Kurti e falendëroi Ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohen në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Në fund, të dy u dakorduan që porsa të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona mike./UBTNews

Exit mobile version