UBT News

​Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Proceset zgjedhore brenda partisë, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, ka shkruar ai.

Bedri Hamza të hënën mori drejtimin e PDK-së./KP

Exit mobile version