Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2023/24 ua ka uruar këtë ditë nxënësve, mësimdhënësve e prindërve.
Kurti në këtë postim nuk la pa përmendur edhe librat e tekstet shkollore për të cilat tha se:“Për të përmbushur obligimin tonë për të siguruar tekstet shkollore, këtë vit kemi zgjedhur një rrugë të re. Po ashtu, si asnjë vit më parë, përveç teksteve shkollore po ndajmë edhe mjete shtesë për materiale shkollore të nevojshme për nxënësit tanë”.