Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 248-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ka kujtuar dëshirën e ish-presidentit Thomas Jefferson, për një deklaratë të Pavarësisë që do të frymëzonte pjesën tjetër të botës.
“Gati 200 vjet pas vdekjes së Jefferson-it, ne jemi ende duke punuar pa u lodhur për të përmbushur dëshirën e tij të fundit. Nga kabinat e votimit anembanë botës, te fushat e betejës patriotike të Ukrainës trime, le të vazhdojmë të gjithë të bëjmë pjesën tonë në këtë luftë të pafundme—për të mbajtur gjallë shpirtin e ’76-s, për veten dhe për brezat që do të vijnë”, ka shkruar mes të tjerash Kurti.