Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pret ftesën e tij për formimin e qeverisë.
Konjufca pati votë edhe nga PDK-ja për udhëheqës të legjislaturës së tetë, këtë nuk e ka komentuar Kurti, veçse tha se do të ndjekin të gjithë hapat kushtetues dhe ligjor.
“Tash e kemi Glauk Konjufcën, kryetar Kuvendi dhe ushtrues të detyrës të presidentit. Unë pres prej tij që më sjell ftesën për formimin e qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më pastaj do ta ndjekim të gjithë hapat kushtetues dhe ligjor”, ka deklaruar Kurti.
Më tej, ai para mediave ka thënë që pret që shumë shpejt kjo ftesë nga Konjufca.
“Besoj që po, por duhet ta pyesni Glauk Konjufcën”, shtoi Kurti.
Madje ai deklaroi se i di emrat e ministrave.
“Emrat e ministrave unë i di dhe së shpejti do t’i publikojmë”, ka njoftuar ai.