Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.
Në Ankara ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Sipas një komunikate të Qeverisë, qëndrimin në Turqi kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.