UBT News

​Kurti udhëton për në Spanjë

Nga Parisi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do të bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqjen e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, thuhet në njoftimin për media.

Exit mobile version