Kurti udhëton për në Bruksel
Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Lofven, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës, për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë takim do të diskutohet rreth agjendës së Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra.