Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Berlin, për takimin bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz.
Përveç Kurtit, kancelari gjerman pret sot në një takim të ndarë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve kancelari Olaf Scholz do të ketë konferencë për media.
Scholz do të mbajë konferencën e përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.