Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ua ka kthyer letrat e urimit presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në letrën drejtuar Erdoganit, Kurti ka theksuar se më 14 shkurt qytetarët vendosën që përmes zgjedhjeve demokratike të ndryshojnë të ardhmen e tyre.
“Sapo Qeveria të formohet, do të shikojë të thellojmë marrëdhëniet tona përmes një bashkëpunimi të hapur”, shkruan Kurti në letrën falënderuese për Erdoganin.
Ndërkaq në letrën e falënderimit, Kurti i ka shkruar shkruar Netanyahut se e sheh vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve si mundësi për të përforcuar bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor.
“Kombi jonë historikisht ka respektuar komunitetin hebre. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të isha i nderuar të adresoj çështjet e komunitetit hebre dhe trashëgimisë së vet në shtetin tonë. Teksa shtetet tona po vendosin marrëdhënie diplomatike, synoj të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Faleminderit për ftesën që të vizitoj shtetin tuaj mik, të cilën gjë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, ka shkruar Kurti në letrën e tij për Netanyahun./UBTNews