Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar organizatën HANDIKOS, në prag të shënimit të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Kurti ka thënë se për herë të parë Kosova po bëhet ligji për personat e verbër dhe shurdhër.
“Këtë vit Qeveria ka rritur pensionet për 20 për qind për personat tetraplegjik dhe paraplegjik. Pas publikimit të plotë të rezultateve ne do të mund ta kemi edhe pasqyrën e saktë dhe planifikimin më të mirë. Për herë të parë po bëhet ligji për personat e verbër dhe shurdhër. Deri më tani janë punësuar 339 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuar. Ftoj të aplikojnë sepse kemi mundësi deri në 500 asistentë. Qeveria ka miratuar përfshirjen e Konventën për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar. Në gusht të këtij viti kemi bërë rregulloren e re për gjatë hartimit është punuar ngushtë me HANDIKOS. Reduktimi i burokracisë dhe stërzgjatja e vlerësimit, para këtij ndryshimi për vlerësim”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti tha se do të rritet ndjeshmëria e përkrahjes ndaj kësaj kategorie të qytetarëve, të cilët janë qytetarë të njëjtë si të gjithë në këtë vend.
“Mundësi për aplikimin online mund të bëhet, më parë aplikimi ka qenë vetëm fizikisht. Komisioni do të jetë llogaridhënës para ministrisë. Komisioni i ri do të emërohet këto ditë. Është hequr rivlerësimi për përfituesit, ajo mund të bëhet vetëm në raste të veçanta. Komisioni do ta bëjë vlerësimin e nevojave sociale e cila pritet të bëjë vlerësimin e personave me qëllim të jetesës së pavarur. Baza materiale nuk është e njëjtë familjet janë të ndryshme dhe do ta rrisim ndjeshmërinë e përkrahjes ndaj juve sepse e kemi borxh dhe jeni qytetarë të njëjtë si të gjithë në këtë vend”, ka thënë Kurti.
Kryetari i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se përkundër përpjekjeve të Qeverisë situata mbetet jo e mirë, në fushën e rehabilitimit dhe arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar.
“Në vendin ku ka shumë persona me aftësi të kufizuar kemi nderin që ju kemi këtu në këtë ditë. Kjo ditë ka filluar të shënohet qysh nga viti 1992, lidhur me të drejtat e personave të kufizuar. Mund të them se përkundër përpjekjeve të Qeverisë situata mbetet jo e mirë, në fushën e rehabilitimit qasjes, arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ne e dimë që ka pasur dhe ka ngritje të asistentëve për fëmijët nëpër shkolla por shumica dërmuese nuk janë përfshirë. Duhet të bëhet më shumë sepse fëmijët duhet të jenë e ardhmja jonë dhe të jenë pjesëmarrëse në të gjitha fushat. Është bërë një hulumtim i cili hulumtim përmban nevojën e rehabilitimit dhe medikamenteve gjithsesi dhe nevojën për kujdestar. Ballafaqohemi me mungesën e izolimit dhe shpeshherë kemi pasur vështirësi në ngrohje”, tha Maliqi.
Studenti Eldin Gashi ka thënë se studentët me aftësi të kufizuara përballen me shumë sfida dhe paragjykime.
“Tash ndjeka fakultetin privat për shkak se universiteti i shtetit nuk i plotëson kushtet. Dua të flas për paralizat cerebrale, të cilët sfidohemi çdo ditë me qasjen fizike dhe bullizmit dhe diskriminimin me bashkëmoshatarëve. Gjatë vitin 2019 kam pasur problem me zemër ku ka dalë problem anësor jam ballafaquar me mjekësinë dhe spitalin e shtetit aty e kam parë se nuk ka qasje të duhur dhe shërbim të duhur. Është dashur të bëhet një operacion spital privat ku materialet i kam dhënë vet dhe e kam parë sa sfidë është për familjen time dhe shoqërinë“, ka thënë Gashi.
Ndërsa, përfaqësuesi avokues i prindërve Jeta Pllana tha se të gjithë e dimë që shërbimet në HANDIKOS janë të kufizuara për shkak të buxhetit.
“Takime si këto janë të nevojshme të bëhen më shpesh jo vetëm një herë në vit sepse kërkesat janë të përhershme. Duke marrë parasysh barrierat gjendja e tyre ekonomike po rëndohet çdo ditë me shumë duke filluar nga qasja në infrastruktursë e mundësia në arsim. Për këta persona duhet të mendohet çdo ditë edhe këta kanë të drejta. Në ketë vend na bashkon të gjithë prindërve brenga e hallet tona të përditshme. Të gjithë e dimë që shërbimet në HANDIKOS janë të kufizuara për shkak të buxhetit. Sa persona të shikojnë dhe nuk mund të shprehin problemet e tyre, jemi këtu për të lobuar dhe adresuar kërkesat e çdo njeriut për një trajtim të dinjitetshëm”, ka thënë ajo.