UBT News

Kurti u bën thirrje bizneseve që të vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë. Ai ka thënë të martën se Qeveria e suksesshme e ndihmon sektorin privat, e sipas tij, konkurrueshmëria ekonomike “do të sjellë prosperitet dhe mirëqenie”.

“Kur një afarist ekonomik dhe një zyrtar publik ulen për një diskutim ata të dy e kanë vështrim në gjëra të ndryshme. Afaristi është i interesuar për fitim në fund, ndërsa zyrtari publik doemos për politikat më sektorin e biznesit. Është një rikujtim i mirë që në mund ta mësojmë nga njeri-tjetri. Është thelbësore të kuptojmë se si një dialog publiko-privat mund ta transformoj ekonominë tonë”, ka thënë Kurti gjatë takimit në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Kurti njëherit kryetar i këtij Këshilli, ka thënë se janë identifikuar 6 miliardë euro investime në infrastrukturë të re dhe për ta përmirësuar atë aktualen.

“Me kalimin e kohës ne do të bashkërendisim dialogun tonë në mënyrë që Qeveria dhe sektori privat të kenë qartësi se si të përmirësojmë të bërit biznes. Një dialog i fuqishëm publiko-privat forcon besimin ndërmjet sektorit privat dhe publik. Besimi është armatura në themelin tonë ekonomik. Përmes dialogut ne identifikojmë mundësit e sektorit privat. U bëj thirrje bizneseve që të vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë. Ne po lëvizim për të hequr licencën e eksportit për produkte farmaceutike një pengesë kjo jo tarifore që vështersoj biznesin për shumë vite me radhë”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, trajtoi Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, synimet e objektivat e tij. Korniza e fushave ka qenë standarde dhe e vendosur nga Komisioni Evropian dhe përbën pesë prej tyre: qeverisja; tranzicioni i gjelbër dhe digjital; zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisin e biznesit; edukimin apo zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit njerëzor; dhe vlerat themelore dhe sundimi i ligjit.

“Duke qenë se integrimi i përshpejtuar ka filluar që të jetë më prioritet një prej objektiva të BE-së ka qenë gjetja e instrumenteve që do të mund të mbështet në këtë prioritet dhe ekspertet e tyre kanë ardhur në përfundim se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit ka qenë që të dizajnohet një instrument dy shtyllës, ku njëra shtyllë ka për qëllim nxitjen e kompletimit të reformave brenda shtetit dhe shtylla e dytë si shpërblim për suksesin. Në shtyllën e parë është qasja në financa përmes së cilës mundësohet edhe zvogëlimi i dallimeve ne infrastrukturë mes vendeve kandidatë me vendet e BE-së. Kosova ka mundësi që të përfitoj një të gjashtën e këtyre fondeve apo 945 milionë euro. Ajo se si funksionon plani i rritjes është se Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit dakordohen për një listë të reformave, e pastaj për implementim e suksesshëm të tyre. Alokimi i mjete financiare të cilat ose shkojnë si mbështetje direkte buxhetore ose shkojnë në pjesën tjetër ku përmes kornizës investimeve përdoren për përfundimin e atyre projekteve infrastrukturore që kanë një rendësi të veçantë. Do të thotë 50 për qind e fondeve shkojnë si mbështetje direkte buxhetore, ndërsa pjesa tjetër shkon te pjesa e investimeve”, u shpreh Bislimi.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paraqitur projekte që kjo ministri ka ndërmarr në kuadër të energjisë.

“Së pari dua të filloj të flas për skemat që i kemi pasur gjatë muajt të fundit për efiçiente të energjisë. Në fund të citi të kaluar kemi hapur skemën për subvencionim të pajisjeve efiçinete për ngrohje për biznese, kemi pasur mbi 100 aplikime dhe dikun rreth 30 për qind të përfituesve kanë qenë pronare biznese të grave. Me 6 shkurt kemi shpallur thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë por edhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për investime në sisteme të energjisë së ripërtitshme. Skema të financuar këto nga BE, thirrjet janë të hapura ende granti mund të arrij deri 6 mijë euro varësisht nga madhësia e sistemit dhe ju inkurajoj që ta përcjellin informatat dhe t’i inkurajoni bizneset që të aplikojnë”, u shpreh Rizvanolli.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi paraqiti disa prej aktiviteteve që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe prej takimit paraprak të këtij Këshilli në shkurt të këtij viti, si vazhdimi i punëve në projektet e ndryshme infrastrukturore në vend.

Exit mobile version