Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të marrë masa ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.
Për këtë të fundit tha se në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ka shkuar që të qetësojë situatën.
“Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq. Normalisht që kemi dallime nganjëherë më të vogla, herë më të mëdha, por nuk mund të ankohem për të… Me sa jam i informuar unë dhe më ka treguar ai, është përpjekur që situata të mos eskalojë dhe të mos ketë veprime të dhunshme. Nuk mendoj që duhet të marrë masa ndaj tij”, ka deklaruar Kurti.
Kurti tha se zëvendësimi i tabelave merr kohë, por që nuk kanë prioritet të gjurmojnë.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka kërkuar tërheqjen e trupave nga veriu.
“Nuk kam arritur ta ndjek të plotë deklarimin e tij. Cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta. Vërejta që ka shumë inat, vrer qe nuk i kontribuon deskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash ndaj Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën. Unë besoj qe Kosova dhe Serbia duhet të krijojnë raporte… Shqiptarët e Luginës tash u duhet të paguajnë. Por jemi duke shqyrtuar një mundësi se çfarë mekanizmi të gjejmë të kompensojmë sado pak”, ka theksuar ai.