UBT News

Kurti tregon kur do të nisin konsultimet për formimin e qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurit, e më pastaj do të nis konsultimet për formimin e qeverisë së re.

Lidhur me këtë, Kurti u pyet të premten pasi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 45-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

Exit mobile version