UBT News

​Kurti thumbon Isufajn: Është absurde mungesa e aktakuzës ndaj Milan Radojiçiqit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar Telekomin e Kosovës për t’u njohur me sfidat dhe sukseset e kompanisë gjatë këtij viti.

Kurti lavdëroi performancën e Telekomit duke thënë se ky vit ishte i suksesshëm, pasi ai ka arritur një fitim prej afër 6 milionë eurov gjatë këtij viti.

“Duke nisur nga humbjet prej vitit 2015, sivjet Telekomi i Kosovëës ka arritur një fitim neto prej 5.9 milionë euro gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, duke vazhduar një trend rritje vit pas viti, një rritje prej 5% të hyrave, e shoqëruar me reduktim të shpenzimeve operative tregon për një menaxhim të zgjuar”, tha Kurti.

Gjatë konferencës me gazetarë, Kurti u pyet në lidhje me faturat e larta të energjisë elektrike. Ai tha se atij ende nuk i ka ardhur fatura për muajin dhjetor, prandaj nuk është në dijeni nëse ka rritje të çmimit.

“Fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor nuk më ka ardhur ende. Por ky është Telekomi, jo KEK-u, e ke parasysh?

Kurti gjithashtu u pyet edhe në lidhje me deklaratën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili sot gjatë ditës tha se nuk është çështje e Kurtit ngritja e aktakuzave, pas kritikave të kryeministrit se ka mungesë të tyre pas sulmit të Banjskës.

Kurti tha se është për t’u habitur fakti se edhepse Radojçiq e ka pranuar pjesëmarrjen në sulm, ende nuk ka aktakuze. Madje ai tha se nuk ka nevojë të kryhet Fakulteti Juridik për të bërë një gjë të tillë, pasi sipas Kurtit, mjafton arsyeja e shëndoshë për ta parë një absurditet të tillë.

“Nuk e di a e ndani edhe ju me mua habinë se si është e mundur që Milan Radojiçiq e pranon që e ka kryer krimin e nuk ka aktakuaze. Unë besoj se as nuk nuk ka nëvojë të kryhet fakulteti juridik e as nuk ka nevojë me bë Bachelor, Master apo PhD dhe as nuk ka nevojë me qenë as gjyqtar e prokuror por vetëm arsyeja e shëndoshë normale e qytetarit të Kosovës e identifikon një absurditet të tillë. Informacionin që e ka sjellë AKI, Policia e Kosovës dhe ju si gazetarë në Banjskë është enorm. Ndërkaq shumica e qytetarëve të Kosovës nuk ja dinë emrin prokurorit që mirret me rastin e Banjskës në Zveçan”, deklaroi ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me këtë rast theksoi se Telekomi i Kosovës përveç që ka shënuar përformancë të mirë financiare, ajo shtoi se kjo kompani ka shënuar përparim edhe sa i përket investimeve. Ajo tha se në katër komunat në veri të Mitrovicë, tashmë ka mbulushmëri me shërbime të telefonisë dhe internetit, gjë që sipas saj, kjo rrit edhe sigurinë për vendin.

“Telekomi i Kosovës jo vetëm për vete, mirëpo me investimet e saj po jep edhe rezultate indirekte në ekonominë e vendit. Jam e lumtur që tash po takohemi në një situatë krejt tjetër, një vit pas, ku investimet kanë filluar të realizohen. Qytetarët e Gjilanit dhe Ferizajt me rrethinë në rrugë magjistrale tanimë janë mbuluar me antena të reja dhe mbulushmëria me internet tani është shumë më e mirë. Po ashtu edhe në katër komunat veriore që kanë qenë përpara të pa mbuluara plotësisht, tani e kemi një mbulueshmëri të mirë, gjë që e rritë edhe sigurinë edhe të forcave tona të sigurisë, mirëpo për të gjithë qytetarëve të vendit”, theksoi Rizvanolli.

Exit mobile version