UBT News

Kurti thotë se Scholzit nesër do t’i bëhet mirëpritja më e lartë shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili vjen nesër në vendin tonë, do t’i bëhet mirëpritja më e lartë shtetërore.

“Lajm shumë i mirë që do të vijë kancelari Olaf Scholz nesër me një lloj rifreskimi të Procesit të Berlinit si mision kryesor”.

“Ne do t’i bëjmë mikpritjen më të lart shtetërore”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kryeministri tha se lajmi poashtu i mirë është dështimi i mikpritjes në Beograd të ministrit të Jashtëm rus.

“Kjo u bë duke i falënderuar tre anëtarëve të NATO-s, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, tha kreu i qeverisë.

Exit mobile version