UBT News

Kurti thotë se po punojnë që të krijohen mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin egjiptian, organizuar me rastin e shënimit të Ditës së flamurit të këtij komuniteti.

Me këtë rast Kurti tha se Qeveria e tij po punon për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë. Ai i ka falënderuar komunitetet për kontributin e dhënë.

Kurti sqaroi se kanë mbështetur 123 biznese nga komunitetet, ku 21 kanë qenë të komunitetit egjiptian. Kurse tash tha sa kanë ndarë 3 milionë euro.

“Jam këtu për të diskuara edhe për sfidat të cilat mbeten. Ju falënderoj për të gjithë kontributin e dhënë për Kosovën. Gjatë këtij vitit kisha kënaqësinë t’i takoj polic të komunitete egjiptian, studente që janë mbështetur më bursa dhe organizata e komuniteteve”.

“Kam dëgjuar prej tyre për ndikim që kanë pasur masat që i kemi marr. Kemi mbështetur 123 biznes të vogla për komunitete jo shumicë, prej të cilave 21 ishin për komunitetin egjiptian. Tani i kemi ndarë edhe 3 milionë euro për komunitete”.

“Qeveria jonë po punon për krijimin e mundësive të barabarta, për arsim e punësim. Në vjeshtë fillon regjistrim i popullsisë dhe për herë të parë për çdo shtëpi do të jetë një regjistrues që i përket atij komunitete. E di që ka përsëri sfidat, por ato do t’i përballojmë bashkë”, tha ai.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ka thënë se me fillimin e qeverisë Kurti komuniteti egjiptian është mbështetur dhe përkrahur. Ai po ashtu përmendi edhe projektet që janë mbështetur e janë duke u realizuar.

“Tryeza që është organizuar për ditën memoriale është përtej simbolikës së zakonshme, është një ogur i mirë, sinjal i qartë dhe mesazh i drejtpërdrejt se komunitet do të përfshihen në secilin plan, program dhe projekt qeveritarë. Me fillimin e qeverisë Kurti komuniteti egjiptian është mbështetur dhe përkrahur. Ne e njohim mirë se si ka qenë gjendja në të kaluarën dhe për këtë jemi mirënjohës partnerëve”, tha ai.

Deputeti Fridon Lala tha se komunitete kanë gjetur gjithmonë përkrahjen e kryeministrit Kurti. Sipas tij, për këto vite qeverisje ka ndodhur shumë ndryshime.

“Për këto dy vite ka ndodhur shumë ndryshime, shumë politika në të mirë të komunat që janë evdiente dhe domosdoshmërish kanë ndikuar në përmasimin e gjendjes së përgjithshme secili ekonomike së komunitetit. Për herë të parë kemi një shpërndarje apo decentralizmi të fokusit qeveritar sa i përket trajtimit të grupeve minoritare, për dallim me vitet e kaluar. U thanë shumë projekte që nuk kanë ndodhur për vitet të tëra për komunitete”, tha ai.

Exit mobile version