Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë këtë të enjte se ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka përjetuar më shumë rritje ekonomike më të madhe se këtë vit.
Kryeministri Kurti gjatë prezantimit të disa masave që burojnë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike tha se aktiviteti ekonomike është rritur për 30 përqind, eksportet poashtu kanë shënuar rritje siç tha ai 60, si dhe të hyrat buxhetore me një rritje 34 përqind.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se masat 2.1 për Subvencionimin e Kredive Investive dhe masa 2.4 për Mbështetje të Eksportit, është një pako që ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve vendor.