Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
Kurti në konferencën për “Balkan Dialogues Initiative”, shtoi se sa i përket dialogut Kosova është konstruktive në këtë proces. Kurse sa i përket të drejtave të minoriteteve, Kurti shtoi se është Kushtetuta e Kosovës e cila i garanton të drejtat për pakicat.
“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit. Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”, deklaroi ai.