UBT News

Kurti: Telekomin do ta bëjmë sërish lider në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërmarrjen publike, Telekomi i Kosovës do ta vendosin në binarët e zhvillimit dhe ta bëjnë sërish lider në vend.

Kjo deklaratë u bë në një konferencë për medie pas vizitës që kreu qeveritar i bëri këtij institucioni, duke shtuar se Telekomi duhet të nxjerret nga kriza.

Përkrahje Telekomit i shprehu edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Është koha të shohim përpara për investime në rrjet”, tha ajo mes të tjerash.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë.

Exit mobile version