Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim një delegacion nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, të drejtuar nga kryetari i këtij Unioni, Nazmi Viqa, duke i falënderuar për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë.
Kurti, sipas komunikatës për media të Zyrës së Kryeministrit, foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.
Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, kryeministri tha se mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset.