UBT News

Kurti takoi Peach, temë diskutimi ishte takimi i javës së ardhshme në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për urgjencën e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë dhe aneksit të dakorduar në Ohër.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit vjetor Ekonomik në Delphi, i organizuar nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Me diplomatin britanez, Kurti ka folur edhe për zgjedhjet e mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat kaluan pa incidente.

“Në takim gjithashtu u bisedua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rëndësinë dhe urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit të dakorduar në Bruksel, respektivisht në Ohër, dhe për pritjet nga takimi i radhës i nivelit të lartë politik që do të mbahet të martën e javës së ardhshme”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Gjithashtu është bërë e ditur se kryeministri Kurti do të jetë panelit në një diskutim në kuadër të forumit me titull “Ballkani Perëndimor në Fushën e re të Shahut të Gjeopolitikës.

Exit mobile version