UBT News

Kurti takoi Lajçakun: Marrëveshja bazë duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot në Greqi emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka bërë të ditur se me Lajçakun ka diskutuar për takimin e radhës në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat në veri. Ai ka shkruar se marrëveshja bazë duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt.

“Pa parakushte dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të thërrasë të martën (2 maj) një takim të nivelit të lartë në Bruksel si pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç informoi BE, konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajčák do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët, duke filluar nga ora 18:00.

Ndryshe, takimi më 2 maj do të jetë i pari ndërmjet kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që nga dakordimi në Ohër më 18 mars për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi. Ndërkaq, dy kryenegociatorët e dialgout, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë takuar me 4 prill, kur është thënë se ka pasur pajtim për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur.

Exit mobile version