UBT News

​Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi

Gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Vjenë takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Japonisë dhe fushat e bashkëpunimit bilateral.

“Ai e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Exit mobile version