Kryeministri i Kosovës ka mbajtur sot takim me Presidentit e Forumit Ekonomik të Delfit (Delphi Economic Forum), Symeon Tsomokos.
Takimin e ka bërë të ditur Kryeministri Kurti përmes një postimi në Twitter ku tha se bashkë me presidentin e DEF-it diskutuan potencialin ekonomik të Kosovës dhe nevojën për rritje të qëndrueshme në rajon, njofton Klankosova.tv.
Kurti ka bërë të ditur se në muajt e ardhshëm Kosova do të jetë nikoqire në një konferencë ekonomike në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit.