Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua me mërgimtarë. Ai tha se secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit.
“I mirëpresim çdo vit, përherë e më shpesh më shumë se një herë brenda vitit, edhe në kryeministri.
Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë.
Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët. Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit.
Mirë se vini në shtëpinë tuaj, jemi me fat që ju kemi, e ju paçim gjithmonë!”, shkroi në Facebook, Kurti.