UBT News

Kurti takohet me Hovenier, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier dhe drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland, me të cilët ka diskutuar mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin në shumë fusha.

Në takim u bisedua edhe për procesin e konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4.200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të Qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS.

Kurti falënderoi Hovenier dhe SHBA-në për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit.

Ai tha se ky vit ishte sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe strukturave kriminale të saj, që u përcoll me tensione, sulme ndaj KFOR-it, institucioneve vendore e gazetarëve në veri, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë, dhe sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, tani heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Exit mobile version