Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një bashkëbisedim me bashkatdhetarë, ku tha se mërgatën nuk e sheh si kapital financiar por njerëzor, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.
“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”.