UBT News

Kurti: Synojmë që deri vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet në një industri të integruar globalisht

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë të enjten në hapjen e edicionit të gjashtë të Konventës së Industrisë së Drurit. Me këtë rast ai tha se kjo industri ka potencial për rritur përfitimet e brendshme nga burimi i prodhimeve vendore.

Kurti tha se Qeveria për herë të parë pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetjen e bizneseve, që është miratuar në qershor të këtij viti. Ai theksoi se përmes politikës industriale synojnë që deri vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet një industri të integruar globalisht.

“Industria e drurit është një nga sektorët strategjik për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Ajo ka potencial për rritur përfitimet e brendshme nga burimi i prodhimeve vendore. Duke kontribuar në thellimin e lidhjeve me nën-sekor për shembull të tekstilit, produkteve metalike dhe shërbimeve andaj. Jam i lumtur që po flasim për këtë sektor që krijon vende të punës dhe është një shtysë e zhvillimit ekonomik social. Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm jo vetëm të brendshëm, por edhe të jashtëm ka kontribuar me rritje të eksporteve në përmirësimin e financave tregtare të vendit tonë. Eksportet totale për dyer, dritare, mobileri të drurit dhe ndërtesa të pafabrikuar në dy vitet e fundit 2021-2022 dhe dhjetë muajt e vitit 2023 janë me vlerë 563 milionë euro. Deri në fund të muajit dhjetor presim të jetë rreth 600 milionë euro. Qeveria jonë për herë të parë të periudhës së pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë. Strategjia synon të përmirësojmë mjedisin e biznesit në Kosovë, të promovojë zhvillimin industrial, të adresojë defiticin tregtar, të shtojë vendet e punës, të sigurojë efikasitet të burimeve. Përmes politikës industriale synojmë që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të transformohet në një industri më të integruar globalisht”, deklaroi Kurti.

Zenel Kelmendi, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, tha se kjo konventë duhet që të shfrytëzohet si platformë për t’i ndarë idetë tona për të për të sfiduar kufijtë e krijimtarisë dhe për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme.

Ministrja e Industrisë dhe Ndërmarresisë, Rozeta Hajdari tha se sektori i industrisë së drurit është potencial për zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Exit mobile version