Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk iu është përgjigjur gazetarëve për raportin e tij me amerikanët me arsyetimin se “s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë”.
“Cili është raporti yt me amerikanët sepse ka vlerësime se më shumë po i besojnë presidentes për bashkëpunim sesa juve?”, ishte pyetja që mori Kurti.
“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë dhe kam përshtypjen që kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë. Pas këtu do të shkoj në Malishevë dhe atje do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypje që nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera”, tha Kurti në ceremoni përuruese të disa renovimeve të Klinikës së Urologjisë.