Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Ai gjatë kësaj vizite, e cila është dakorduar më 20 korrik, do të shoqërohet nga ministra të kabinetit qeveritar.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për KosovaPress se në agjendë të bisedimeve të kryeministri Kurti me homologun e tij Hristian Mickovski do të jenë raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, me interes të veçantë projektet infrastrukturore.
Vizita e shefit të qeverisë kosovare vjen pak ditë pas incidentit në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, pasi sigurimi i aeroportit i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin personal.
MPJD e Kosovës i ka dërguar notë proteste Shkupit zyrtar, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin./UBTNews/