UBT News

Kurti: S’kam informacion se do të ketë ndërhyrje të KFOR-it në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndonjë informacion se sot do të ketë ndërhyrje të KFOR-it në veri pas tensionimit të situatës, si pasojë e reciprocitetit ndaj targave të automjeteve serbe.

“Ne biseduam me zyrtarin e KFOR-it për gjendjen dhe situatën në veri. Vendimet që i marrim s’janë të pastra politike. Unë si kryeminstër dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime politike, por nga informatat që na vijnë nga atje, pasi KFOR-i qëndron për të kontrolluar situatën. Jemi të hapur për bisedime, kam biseduar edhe me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg. Unë nuk jam i informuar që do të ketë ndërhyrje të KFOR-it në veri. Jemi për t’iu kthyer bisedimeve. I ftoj qytetarët për qetësi, sepse institucionet po e kryejnë punën e tyre”, deklaroi shefi i Qeverisë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin e targave për të gjitha automjetet me targa serbe. Sipas vendimit, automjetet me targa serbe që hyjnë në Kosovë, duhet t’i heqin targat dhe të vendosin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version