Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zotuar se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur gjatë luftës më dhunë.
“Ne kemi bërë të qartë se kjo çështje është prioritet dhe gjithmonë e kemi bërë të ditur për këtë. Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju se personalisht kam qenë i zëshëm me akterë relevantë ndërkombëtar, e kam përmendur çështjen e të zhdukurve me dhunë. Po e përmend se marrëveshje me Serbinë nuk do të ketë pa zbardhjen e kësaj çështjeje”, shtoi Kurti.
Kreu i Qeverisë deklaroi se janë në diskutim të hapjes së disa vendvarrezave, derisa shtoi se kanë kërkuar amandamentimin e Ligjit, mirëpo ende s’ka përfunduar.