Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nis me raportimin e kryeministrit Albin Kurti për dialogun. E derisa ai fliste, deputeti Haki Abazi ka nis vendosjen e pamfleteve ku shihej Kurti i ngjyrosur sikur personazhet e cirkut e në të cilat shkruhej “Zajednica”, por edhe pamfletin me pyetjen “Kush e lëshoi Radojçiqin nga rrethimi”.
Një të tillë ai ka vendos në foltoren ku po raporton kryeministri Kurti, por vendosi edhe tek mrapa ulësve të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe nënkryetarëve tjerë të Kuvendit.
Aty reagoi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila hoqi pamfletet. Megjithatë, Hakiu insistoi duke i vendosur edhe për herë të dytë.
Ai ka shpërndarë këto pamflete edhe nëpër sallën e Kuvendit. Ndërkohë, edhe për të dytën herë, Bogujevcxi hoqi ato nga vendi ku uleshin nënkryetarët. E Bogujevci sërish reagoi dhe hoqi ato.
Kurse, nga foltorja e Kuvendit, pamfletet i hoqi deputetja e LVV-së, Tinka Kurti.