Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për takimin që ka pasur me shefin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin.
Kurti tha se si kryeministër me UNMIK-un do të flas për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt pasi që prokuroria në Kosovë të filloj hetimet, njofton Klan Kosova.
“Në atë takim që është mbajtur me përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara një ditë para seancës në OKB kishte vetëm dy tema, raportet e Kosovës me Serbinë dhe seanca në OKB. Si kryeministër konsideroj që me UNMIK-un duhet të fillojmë të flasim për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt pasi që prokuroria jonë të filloj hetimet. Ne nuk mund të kemi as nuk duhet të kemi ndikim. Ne kemi bërë atë që e mundemi. Ministrja i ka shkruar direkt Rumanisë për këtë çështje, po nuk kemi marrë përgjigje”, tha ai.