Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shkup, deklaroi se ardhmja e Kosovës dhe i gjithë rajonit është në BE. Ndërkohë që nënvizoi se marrëveshjet e firmosura sot në Shkup mes dy qeverive, nuk mund të cenohen nga mospjesëmarrja e Kosovës në nismën “Ballkani i Hapur”.
“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe marrëveshje dhe zbatim të tyre në aspektin bilateral, dhe mbledhja e dy qeverive është dëshmi për këtë. Jemi të drejtuar kah e ardhmja dhe kjo është integrimi në Bashkimin Evropian. Ne si Republikën e Kosovës i mbështesim të gjitha nismat rajonale që vijnë nga BE-ja. Të gjitha marrëveshjet e sotme nuk mund të cenohen në zbatim, pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.