UBT News

Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë që të përmirësojë efiçiencën e energjisë

Albin Kurti, Kadri Simson

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në takim nga Kadri Simson, Komisionere e Bashkimit Evropian për Energji.

Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të përmirësojë efiçiencën e energjisë dhe të diversifikojë energjinë, si dhe lëvizjen drejt një ekonomie të gjelbër, duke u siguruar që vendimet tona janë të informuara mirë dhe realiste.  Kjo është çështje kapitale për të cilën kryeministri Kurti theksoi se kërkon konsensus të gjerë shoqëror. 

Më tej, ai e njoftoi komisioneren Simson me Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë, planet për rishikimin e politikave në energji sipas direktivave të Bashkimit Evropian, dhe mbështetjen që do t’iu ofrohet bizneseve që promovojnë efiçiencën e energjisë dhe ruajnë ambientin. Kosova është pjesë e bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë për të cilin kryeministri tha se duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren njëherësh ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga Paolo Gentiloni, Komisioner i Bashkimit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare.     

         

Albin Kurti, on the left, and Paolo Gentiloni

Kryeministri Kurti theksoi në takim se Republika e Kosovës ka mirëpritur paketën e zgjerimit të BE-së 2020, të lëshuar në tetor, veçanërisht Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Në takim u diskutua për ndikimin negativ të pandemisë COVID-19 në ekonomi, dhe domosdoshmërinë për angazhim serioz për rigjenerim nga humbjet e shkaktuara. Kryeministri theksoi përkushtimin për menaxhimin në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme të financave publike, duke u kujdesur njëkohësisht për ata që kanë nevojë dhe që janë dëmtuar më së shumti nga pasojat e pandemisë.

Ai e njoftoi Komisionerin Gentiloni për synimet e programit të Qeverisë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe planet për përmirësimin e kornizës ligjore, si edhe të politikave për transformimin dixhital në shërbim të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Kryeministri prezantoi mundësitë që Kosova ofron për zhvillim ekonomik, duke përfshirë rininë e talentuar dhe shpirtin ndërmarrës të mërgatës. Investimi në krijimin e vendeve të reja të punës mbetet prioritet i lartë i qeverisë, shtoi ai.

Exit mobile version