UBT News

​Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri te torturimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se është duke e ndjekur rrugën e metodave të presidentit rus, Vladimir Putinit. Sipas tij, këto janë si pasojë e arrestimit të dy qytetarëve nga Kosova padrejtësisht dhe rrahjen e politikanëve serbë që mendojnë ndryshe.

Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë të mbajtur për këtë vit ka thënë se viti ka nisur me lajme të mira për Kosovën, duke filluar nga liberalizimi i vizave.

“Një viti i ri ky për nga kalendari por edhe me shumë punë që na presin përpara. Deri sa angazhohemi çdo ditë që masave të pa drejtat të BE-së ndaj Kosovës të ju vie fundi. Jemi shumë të lumtur që në këtë fillim vit erdhi fundi masës më të padrejtë e më të gjatë që BE praktikisht kishte mbi qytetarët e Republikës sonë, regjimin e vizave…Fitoret, sukseset dhe arritjet e këtij muaji së pari janë të shtetit të Kosovës nga të cilit përfitojnë qytetarët e vendit tonë, para se të gjithash e mbi ë gjithash që jan më meritoret. Andaj, le të ecim përpara me deponimin dhe optimizmin e këtij muaji janar, me angazhimin e vendosmërinë e këtyre tre viteve të qeverisës sonë të mirë e demokratike dhe këtë ta bëjmë natyrisht drejt rezultateve të reja dhe arritjeve të radhës”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti, tha se përkundër ndryshimeve pozitive në vend, edhe ky vit po e trashëgon vendin me një fqinjë të vjetër, i cili po përkeqësohet. Me ç’rast, ai shtoi se arrestimi i dy qytetarëve të vendit në kufi me Serbinë është i padrejtë.

Duke folur për veprimet e Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Kurti tha Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës, Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj, për çfarë tha se pavarësisht se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e tyre nga autoritetet e Serbisë, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

“Megjithatë përkundër ndryshimeve pozitive, progresiste për vendin tonë, edhe ky vit po na e trashëgon një fqinjë të vjetër, i cili po përkeqësohet. Javën e kaluar, dy qytetar të Republikës së Kosovës Hasan dhe Xhavit Dakaj u ndaluan dhe u arrestuan në kufi me Serbinë. Hasan Dakaj edhe sot vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare. Kjo nuk është hera parë dhe as nuk paraqet një rast të izoluar, kjo është një sjellje e qëllimshme, dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me Konventat Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe 2 qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës, Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj…Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në dritë të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në dritw të rrugës se normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona ka kërkuar ekstradimin e Petrit Dulës dhe Nezir Mehmetaj nga autoritetet e Serbisë. Përgjigje nuk kemi pranuar kurrë, vetëm lajme për vazhdim të procesit gjyqësor kundër dy shtetasve tanë”, shtoi Kurti.

Mes tjerash, Kurti mori marrë shembull për sjelljen dashakeqe të Serbisë, arrestimin e dy qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanit opozitar Nikola Sanduloviq. Ai tha se Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri tek torturimi.

“Trajtimi i Nikola Sanduloviç nga Agjencioni i Sigurisë dhe informacionet e Serbisë fletë për mendësinë të cilën fqinji ynë e kultivon brenda vetës. Mënyrat, sjelljet dhe veprimet antidemokratike pasqyrojnë realitetin e hidhur atje. Vendin ku nuk njihet fjala e lirë, nuk vlen Konventa për mbrojtjen e te drejtave të njeriut dhe pakicave, e ku me frikë dhe dhunë tentohet të mposhtet opozitarizimi dhe çdo zë që i kundërvihet pushtetit autokratik të Aleksandër Vuçiqit…Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri tek torturimi”, tha ai.

Exit mobile version