UBT News

Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të tij në platformën X ka thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë. Ai ka publikuar të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Sipas Kurtit kanë ndodhur 86 vrasje, prej të cilave në 81 raste viktimat ishin shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni tjera.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë. Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version