Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se shumica e minoriteteve në Kosovë kanë disa parti politike, por Beogradi, lejon që grupi minoritar më i madh në Kosovë, serbët, ta kenë vetëm një, të cilën e kontrollon nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq.
Kurti ka shkruar në platformën X se serbët e kanë vetëm një parti politike, Listën Serbe, të cilën e kontrollon nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq, i cili është një kriminel i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e që po ashtu, sipas Kurtit, luajti rol udhëheqës në sulmet terroriste të kësaj jave në Banjskë.
“Shqetësimet për të drejtat e serbëve të Kosovës nuk janë të bazuara nëse ata injorojnë të drejtën për pluralitet politik dhe nevojën për përfaqësim të lirë nga kriminelët e sanksionuar nga perëndimi, të cilët kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policëve dhe terrorizimin e njerëzve që duhet të përfaqësojnë”, ka shkruar Kurti.