UBT News

Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura, Policia ka treguar vendosmëri për rend e qetësi

Kryeministri Albin Kurti tha se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë ura të bashkëpunimit, e jo të kontribuoj në ndërtimin e tyre.

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, kreu i Qeverisë shtoi se Policia e Kosovës ka treguar se ka dashur rend e qetësi duke treguar vendosmëri. Sipas tij, rreshteri i vrarë, Afrim Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

Kurti në këtë ceremoni pohoi se Qeveria është e vendosur për shtet të së drejtës e të barabartë për të gjithë, për çka e falënderoi komunitetin boshnjak për kontributin.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terroristë në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike ka humbur jetë, duke treguar që dashura për shtetin është para të gjithave. Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komunisteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komiteti boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe marrin pjesë ne nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminaliteti. Kjo është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriu, e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitet”, deklaroi ai.

Exit mobile version