Nga shtatë mijë e 500 aplikues për grante për biznese, 901 aplikues kanë përfituar nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024, me vlerë prej shtatë milionë euro.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga PZHRB 2024, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat, i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike të vendit tonë.
Albin Kurti ka shtuar se ky program ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së bizneseve të reja e prodhuese.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe i rritjes ekonomike në vendit tonë..7:22 Vitin e kaluar për zbatimin e masës 2.2 të pakos së ringjalljes ekonomike, përkatësisht mbështetjes së bizneseve për qasje në financa, kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset mikro të vogla dhe të mesme…8:36 Nga viti 2021, e deri në vitin aktual 2024, janë përkrahur 901 projekte me vlerën rreth 7 milionë euro. Ndërmarrja e iniciativës së programit për zhvillim rajonal të balancuar, ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, e rritjes së bizneseve të reja e prodhuese”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka shtuar se me këtë program, kjo ministri po investon në të ardhmen e Kosovës, duke siguruar se asnjë rajon të mos mbetet mbrapa.
“Ky është një moment që reflekton angazhimin tonë të palëkundur, për të forcuar dhe mbështetur çdo rajon të Republikës së Kosovës, duke bërë çdo cep të vendit tonë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar… Me këtë program, ne po investojmë në të ardhmen e Kosovës duke siguruar se asnjë rajon dhe më gjerë të mos mbetet mbrapa dhe që mundësitë të jenë barabartë për te gjithë…4:03 Gjatë periudhës 2021-2024 programi për zhvillim rajonal të balancuar ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me gjithsej 7 mijë e 500 aplikime dhe me 7 milionë euro vlerë”, ka shtuar Damka