UBT News

Kurti: Së shpejti finalizohen Programi Qeverisës dhe Plani i Veprimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vikendit bashkë me 17 anëtarët e kabinetit qeveritar kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Kurti shkroi në Facebook se së shpejti do të finalizohet Programi Qeverisës dhe Plani i Veprimit.

“Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht. Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim. Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësur ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin”, shkroi Kurti mes tjerash.

Sipas tij, programi qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, teksa u zotua se për përmbushjen e tyre do të angazhohen me përkushtim./UBTNews

Të shtunën dhe të dielen, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar,…

Posted by Albin Kurti on Monday, April 12, 2021

Exit mobile version