UBT News

Kurti: Rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë 3.8 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se viti 2023 mund të përmbyllet me rritje ekonomike 3.8 për qind. Kurti ka theksuar se në muajin tetor inflacioni në vend ka arritur në 3.3 për qind, që sipas tij, është më norma më e ulët në Ballkan.

Këto komente Kurti i bëri në fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”.

Kryeministri Kurti tha po ashtu se arsimi dual mundësohet në 12 profile të ndryshme dhe është duke u zhvilluar në 21 shkolla në 14 komuna të vendit, duke shtuar se sistemi dual është i dobishëm ekonomikisht për individin edhe shtetin.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se vendi i tij që nga viti 2017 është duke mbështetur sektorin e arsimit, veçanërisht mësimin dual.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se arsimi dual ka qenë agjendë prioritare për MASHT-in, dhe sipas saj, deri më tani mbi 900 nxënës janë duke ndjekur arsimin dual në 12 profile të ndryshme.

Exit mobile version