UBT News

​Kurti reagon për aleancën ushtarake Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat sot kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake.

Kurti e ka cilësuar deklaratën trelaterale si hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon

“Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anusiq”, ka shkruar Kurti.

Kjo ujdi u tha që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë në Shqipëri, ku ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me nderime të larta ushtarake ka pritur homologët e tij nga Kosova, Ejup Maqedonci dhe nga Kroacia, Ivan Anushiq.

Exit mobile version