UBT News

Kurti pyetet për ngërçin institucional, flet për projektin e banimit në Podujevë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet të martën rreth ngërçit institucional dhe mundësive për zgjidhje pas bllokadës drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Por në vend të një përgjigjeje për situatën politike, ai zgjodhi të flasë për projektin e banimit social në Podujevë, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objekteve të reja.

Kurti dëgjoi me vëmendje pyetjet e gazetarit, por shmangu komentet për zhvillimet në Prishtinë.

“Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social… për ato çështjet e tjera, në Prishtinë. E këtu jemi për banim”, u shpreh ai, duke e kthyer vëmendjen te projekti i ndërmarrë në Podujevë.

Exit mobile version