Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se asociacione një-etnike komunash në Serbi do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët, por një gjë të tillë nuk ua mundëson Serbia, përderisa ajo e kërkon një të tillë në Kosovë.
Kurti thotë se në Serbi llogariten 21 minoritete.
“Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët. 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, shkroi Kurti në Facebook.