Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar sërish që të nënshkruhet një Deklaratë e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo është refuzuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq edhe pa u lexuar fare.
“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene, ose Deklaratë të Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua. Atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar e kam përgatitur në mënyrë të balancuar me një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar. Kjo tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje pasi u refuzua pa u lexuar fare”.